Sport

Italia përfundon pjesën e parë me avantazh ndaj Shqipërisë

Ka përfunduar pjesa e parë takimit Itali – Shqipëri, me epërsinë e ekipit vendas.

Ishte Daniele de Rossi ai që i dha epërsinë Italisë nga pika e bardhë në minutën e 12, transmeton Koha.net.

Penaltinë e shkaktoi mesfushori Megjen Basha pas një ndërhyrje në Belottin.

Shqipëria krijoi mjaft raste shënimi, dhe më të mirin e pati në fund të pjesës së pari kur Odise Roshi nuk ishte i saktë nga një goditje brenda zonës së rreptësisë.