Milot Rashica është në radarin e Napolit si zëvendësues i spanjollit, Jose Maria Callejon.
20-vjeçari, pjesë e Vitesses në Eredivisie, mbetet një nga të rinjtë cilësorë që drejtuesit e Napolit kanë pikëtuar për të ardhmen. Rashica, i vlerësohet për shpejtësinë dhe cilësitë e tij teknike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDriblues i shkëlqyer në situatat një kundër një, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës konsiderohet si pasuesi ideal i Callejonit, transmeton Supersport.
Edhe pse statistikat e këtij sezoni tregojnë që nuk shënon shpesh, teksa e ka gjetur vetëm dy herë rrugën e rrjetës, në të paktën nëntë raste ka shërbyer shokët para portës kundërshtare. Në fakt interesimi i Napolit për talentin shqiptar nuk është surprizë, pasi edhe gjatë vitit të kaluar është folur shumë për mundësinë e transferimit të tij në Serinë A.
Gjatë merkatos verore mund të jetë momenti i duhur për një tjetër hap cilësor në karrierën e Rashicës, i cili në dy sezonet e fundit në Eredivisie ka mundur të shënojë 10 gola.