Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e ka krahasuar organizimin e mbrëmshëm të Huddersfieldit me murin e Berlinit, në aspektin defansiv.
Ai ka lavdëruar skuadrën e David Wagnerit, të cilën e mposhti 2 me 0 në Old Trafford, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithmonë kishim kontrollin e lojës, por pas pjesës së parë ishte 0-0. Mendoj se kishim rreth 85 për qind të posedimit të topit në pjesën e parë, por nuk ishte e mjaftueshme. Duhej të ishim të durueshëm, por të mbanim intensitetin e lartë dhe të bënim presion. Duhej të thyenim murin e Berlinit të organizuar aq mirë nga David wagner”, është shprehur portugezi për BBC.