Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sunderlandi kërkon Nuhiun

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është duke u kërkuar nga Sunderlandi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Shtatlarti i Sheffield Wednesdayt shihet si përforcim i duhur i sulmit të “Maceve të Zeza” që synojnë rikthimin në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për formën e tij të mirë gjatë javëve të fundit është shprehur edhe menaxheri i Sheffieldit, Jos Luhukay, i cili shpreson që Nuhiu të realizojë gola edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Nuk e di [për interesimin e Sunderlandit]. Jam shumë i lumtur me Atdheun dhe e pamë të premten kundër Readingut kur realizoi dy gola. Shpresoj që të shtunën dhe në ndeshjet e ardhshme ai të realizojë për ne”, ka thënë Luhukay.