Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një debutim ëndrrash i përcjellë me përgëzimin e princit

Të shënosh në kontaktin e parë me topin në ndeshjen e parë ndërkombëtare. Për një gjë të tillë është "kompetente" të flasë futbollistja e re kosovare, Loreta Kullashi.

18-vjeçarja të dielën e kaluar në Cape Town të Afrikës së Jugut u aktivizua në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Suedisë, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultati ishte 1:0 në të mirë të Përfaqësueses së Suedisë në futboll, ndërsa me aktivizimin e Kullashit fitorja për Suedinë u vulos. Ajo menjëherë në minutën e 46-të, në kontaktin e parë me topin, shënoi 2:0 për Suedinë. Rezultatin përfundimtar 3:0 e vendosi në minutën e 69-të.

U vlerësua debutim ëndrrash për Kullashin në Përfaqësuesen A (seniore) të Suedisë. Për Kullashin vetëm thirrja për ndeshjen miqësore ndaj Afrikës së Jugut ishte sukses i madh - realizim i ëndrrës.

Ajo prej vitesh e kishte ëndërr të luante për Përfaqësuesen A të Suedisë. Dhe këtë synim e ka arritur në moshë fare të re, si 18-vjeçare....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).