Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij. Është e sigurt që zejen e trajnerit francezi do ta vazhdojë, por 67-vjeçari nuk e di se a do të largohet në fund të edicionit, apo do të mbetet te skuadra që i qëndroi besnik për më shumë se dy dekada, raporton KTV.
“Çfarëdo që të ndodh, do të udhëheq skuadër sezonin tjetër. A do të jetë këtu apo diku tjetër? Kjo është më se e vërtetë. I urrej disfatat dhe e urrej të humb ndeshje. Dëshiroj të bëj mirë me këtë klub”, deklaroi tekniku francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e Wengerit përfundon në fund të këtij edicioni dhe ende nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, derisa spekulimet për largimin e tij janë rritur pas humbjes së thellë në Ligën e Kampionëve në mesjavë nga Bayerni.
Në 21 vjet me Arsenalin, ish trajneri i Monacos, Wenger, ka fituar tri tituj të Premierligës, gjashtë Kupa FA dhe 6 Kupa Community Shield.