Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Nadal, eliminohet nga Australian Open

Rafael Nadal është eliminuar nga çerekfinalja e Grand Slamit të parë të vitit në tenis, për shkak të një lëndimi.

Tenisti spanjoll mori vendimin për t’u tërhequr nga dueli në setin e pestë të çerekfinales ndaj kroatit Marin Çiliq, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nadal pas dhimbjeve të mëdha vendosi të mos vazhdojë duelin duke humbur kështu këtë përballje dhe duke u eliminuar teksa rezultati pas katër seteve të para ishte i barabartë 2:2, ndërsa në setin e pestë Çiliq avanconte 2:0 në geme.

Në gjysmëfinale, tenisti kroat do të përballet me Kyle Edmund që eliminoi bullgarin Grigor Dimitrov pas katër seteve të luajtura me rezultat të përgjithshëm 3:1.