Interi do ta ketë konkurrencën e Romës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Daniel Sturridge.
Gianluca Di Marzio raporton se Roma mund ta humbë Edin Xhekon që po kërkohet nga Chelsea, dhe atë dëshiron ta zëvendësojë me sulmuesin anglez, Sturridge, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea po kërkon edhe Emerson Palmierin nga Roma dhe për të dy ka ofruar 50 milionë euro, por Roma po kërkon 65 milionë euro.
Sturridge është në kërkim të një klubi ku do të luante më shumë, dhe Roma është i gatshëm t’i japë më shumë hapësirë, raportojnë mediat italiane.