Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi i kundërpërgjigjet Wengerit për Aubameyangun

Michael Zorc, drejtor sportiv i Borussia Dortmundit, e ka porositur Arsene Wengerin që të kalojë më shumë kohë duke u brengosur për lojtarët e tij sesa për lojtarët që synon të transferojë tek Arsenali.

Ai ka thënë se Wenger nuk ka treguar respekt kur ka folur për lojtarin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Wenger gjatë konferencës për media ka refuzuar të japë detaje lidhur me transferimin e sulmuesit nga Gaboni, por nuk ka mohuar interesimin për të.

Komentet e menaxherit francez nuk janë pritur mirë nga klubi i Dortmundit që i ka dërguar porosi Wengerit.

“E konsiderojmë të pasjellshme që të flasësh për lojtarët e klubeve tjera”, ka thënë Zorc lidhur me raportimet për Aubameyangut.

“Nuk ka kontakte me Arsenalin. Ne i bëjmë thirrje Wengerit se ka më shumë punë me lojtarët e tij”.