Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se “nuk e di” që klubi i tij është i interesuar për transferimin e anësorit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Blutë e Londrës janë lidhur me një transferim të kilianit pas raportimit se Manchester City i ka dhënë fund interesimit të 29-vjeçarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManchester Unitedi është afër transferimit të Sanchezit, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.
Conte në konferencën për media ka folur për transferimet e mundshme dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Sanchezin.
“Nuk mendoj kështu, nuk mendoj”, ka thënë Conte kur është pyetur për interesimin në Sanchezin.
“Sa i përket tregut të transferimeve- unë preferoj të flas me klubin dhe të jap mendimin tim dhe e përsëris se nuk dua të jap ndonjë mendim për këtë”, ka thënë veç të tjerash italiani.