Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka njoftuar mbërritjen e mesfushorit francez, Zinedine Machach te kryesuesit e Serisë A.
22-vjeçari ka pozuar bashkë me numrin 1 të klubit të kaltër dhe më pas ka nënshkruar me Napolin, ndërsa De Laurentis ka paralajmëruar se të paktën edhe një futbollist tjetër do t’i bashkohet napolitanëve në janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Machach është një djalosh i ri, me shumë perspektivë. Kemi shumë besim, ndaj e kemi marrë dhe shpresojmë që të ambientohet sa më shpejt. Po ndjekim me vëmendje si Verdin, ashtu edhe Deulofeun, 2 futbollistë mjaft interesantë. Mund t’ju them me siguri, se do vijë njëri prej tyre, por se cili, këtë duhet t’ia kërkoni Sarrit”, tha bosi i napolitanëve, transmeton SS.
Më tej De Laurentis komentoi edhe situatën e të dëmtuarve afatgjatë, Milik dhe Ghoulam, për të cilët tha se nuk do të ketë huazim dhe se procesi i rikuperimit po kalon shumë shpejt.