Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batshuayi drejt La Ligas

Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi, pritet që karrierën ta vazhdojë në La Liga, te skuadra e Sevillas.

Tabloidi anglez "The Sun" ka shkruar se marrëveshja është arritur dhe se Batshuayi do të prezantohet te Sevilla gjatë kësaj jave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të vërtetë, Sevilla do ta huazojë belgun deri në fund të këtij edicioni me mundësinë e blerjes së kontratës, shkruan Koha Ditore.

Batshuayi, 24-vjeçar, ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2021 dhe këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat.