Pierre-Emrick Aubameyang është zgjedhja e parë e Arsenalit për zëvendësimin e Alexis Sanchezit, nëse kiliani i bashkohet Manchester Cityt, raporton Sky Sports.
Ylli i Borussia Dortmundit mund të kalojë në Londër gjatë janarit pasi Sanchezi raportohet se është cak i Cityt si zëvendësues i të lënduarit Gabriel Jesus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsene Wenger është i vendosur për të përforcuar ekipin gjatë janarit pasi dëshiron të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Aubameyang ka realizuar 13 gola në 15 paraqitje për Dortmundin në këtë sezon, por është lënë jashtë formacionit për arsye disiplinore.