Skuadra e Sionit këtë edicion ka treguar rezultate të dobëta. Renditet në pozitën e fundit në tabelë, me 17 pikë të mbledhura pas 19-të xhirove të zhvilluara.
Kapiteni i ri i Sionit, Pajtim Kasami, thotë se nuk është nevoja për panik me gjithë situatën e krijuar, përcjell "Blick" të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje ai insiston se është më se i motivuar dhe me bindje të plotë insiston se Sioni do të mbetet në elitën e futbollit zviceran edhe edicionin e ardhshëm, përcjell Koha Ditore.
"Duhet pranuar se situata është shumë e vështirë, por nuk ka nevojë për panik. Është edhe pjesa tjetër dhe besoj se Sioni pa problem edhe edicionin tjetër do të luajë në elitë", është shprehur Kasami. "Të them të drejtën, tabelën as që e kam shikuar në javët e fundit, pasi jam i fokusuar për të punuar dhe motivuar ekipin për të dalë nga situata aktuale".
Sipas Kasamit, Sioni në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur keq, por gabimet e shumta kanë bërë që ekipit "t'i ikin" fitoret nga duart....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)