Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gabart vendos rekord për lundrim rreth botës

Kaloi 42 ditë i vetëm në det, por për francezin Francois Gabart ishte një kohë që kaloi shumë shpejt, ndërsa vendosi rekord të botës për lundrimin më të shpejtë rreth botës i vetëm.

Gabart 34-vjeçar u nis nga Ouessanti, në bregun perëndimor të Francës, më 4 nëntor dhe lundroi rreth botës 27,859 milje. E gjitha përfundoi për 42 ditë, 16 orë, 40 minuta e 35 sekonda, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gabart theu për gjashtë ditë rekordin që e kishte vendosur bashkëkombasi i tij Thomas Colville në vitin 2016.

Në të vërtetë koha e Gabartit është e dyta më e shpejta për lundrim rreth botës, nëse merren për bazë edhe lundrimet në ekip.

Francis Joyon dhe skuadra e tij prej pesë personave me varkën gjigante IDEC Sport, kishte lundruar rreth botës për 40 ditë e 23 orë në janar të vitit 2017. Por rasti i Gabartit është tjetër. Ai e bëri lundrimin vetëm.

Gabart kishte kushte të favorshme atmosferike përgjatë garës dhe kaloi në vijën e finishit mes Ouessantit dhe Lizar Point në bregun jugperëndimor të Anglisë të dielën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)