Mbrojtësi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada, e ka ndihmuar me një gol skuadrën e Sandhausenit të fitojë përballë Holstein Kielit me rezultatin 3:1.
Paqarada të dielën shënoi në minutën e 58-të nga gjuajtja e lirë për epërsinë 1:0, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai luajti gjatë gjithë këtij takimi të javës së 18-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri në minutën e 81-të për Sandhausenin luajti edhe mesfushori Eroll Zejnullahu. Për 23-vjeçarin Paqarada ishte goli i tretë i shënuar në 16 paraqitje. Ai ka kontribuar edhe me një asistim.