Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania ofron bonuse të mëdha për mbrojtje të titullit

Futbollistët e Përfaqësueses së Gjermanisë do të shpërblehen me nga 350 mijë euro për kokë, nëse ia dalin të mbrojnë titullin e botës në kampionatin botëror "Rusia 2018". Një gjë e tillë është konfirmuar të mërkurën nga Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB).

Bonusi për botërorin e vitit të ardhshëm do të jetë më i madh sesa ai që futbollistët e morën pas triumfit në botërorin "Brazili 2014". Në Brazil, DFB-ja ua ndau lojtarëve të ekipit fitues nga 300 mijë euro, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Mbrojtja e titullit të botës vitin tjetër në Rusi, do të pasojë me shpërblim më të madh sesa ai që lojtarët e morën pas suksesit në Brazil. Triumfi në Rusi do të shpërblehet me nga 350 mijë euro për secilin lojtar", ka njoftuar Federata gjermane të mërkurën.

Ekipi që drejtohet nga seleksionuesi Joachim Loew nuk do të shpërblehet fare për fitoret gjatë fazës së grupeve në botërorin "Rusia 2018", si dhe për kualifikim në 1/8 e finales...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)