Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka thënë se ka hasur vështirësi të mëdha me tre sulmuesit e Chelseat të martën mbrëma, në ndeshjen që ekipi tij Huddersfield e humbi 3:1, në kuadër të javës së 17-të të Premier Leagues së Anglisë.
Ai ka thënë se Eden Hazard, Pedro dhe Willian ishin të shpejtë dhe të mirë me top, transmeton Koha Ditore. Hadërgjonaj në fushë u inkuadrua në minutën e 67-të dhe asistoi për golin e vetëm të shënuar në minutën e 92-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Është e vështirë të vlerësojë se cili ekip ishte më i fortë, sepse bëhet fjalë për ekipe të ndryshme. Për mua edhe ndeshja kundër Manchester Cityt ishte e vështirë, por Chelsea kishte tre sulmues të cilët ishin shumë të shpejtë, shumë të mirë me topin dhe lojtarë teknikë. Chelsea ka shumë cilësi dhe ishte shumë e vështirë kundër saj", ka thënë Hadërgjonaj, njoftoi "Eurosport.com" të mërkurën.
Futbollisti 23-vjeçar me Huddersfieldin ka luajtuar në gjashtë ndeshje këtë edicion.