Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ndan pikët me Bilbaon

Reali i Madridit nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Barcelonës në “Camp Nou” me Celta Vigon. Kampionët në fuqi të La Ligas u ndalën në një barazim “të thatë” në “San Mames” nga Atheltic Bilbaon, që vinte në këtë sfidë pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Mbretit nga Formentera.

Skuadra “baske” ishte me fat gjatë pjesës së parë, pasi “Los Blancos” iu afruan golit në disa raste me Benzemanë, Cristiano Ronaldon, Toni Kroos dhe Rafael Varanne, transmeton SS.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fraksionin e dytë Bilbao u bë një “mur” i pakalueshëm, madje duke shkaktuar nervozizëm në radhë e futbollistëve të Realit, aq sa në minutën e 87-të Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Përfundoi 0-0 ky takim, me Barcelonën që mbetet 8 pikë para Realit në klasifikimin e përgjithshëm.