Interi ka marrë kreun e tabelës në Serie A pas fitores së sotme ndaj Cagliarit, që solli edhe një paraqitje të shkëlqyeshme nga sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi.
1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte golashënuesi më i mirë në Itali, Icardi që realizoi golin e parë në këtë takim në mintuën e 29 pas asistimit nga Perishiq.
Brozoviq, në minutën e 55, e dyfishoi epërsinë e Interit pas asistimit nga Candreva.
Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 71 përmes Pavolettit, por Interi shënoi edhe njëherë përmes Icardit, që çoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 83.
Interi tani është lider me 36 pikë, përderisa Icardi bëhet golashënuesi më i mirë në ligë me 15 gola po aq sa ka Immobile i Lazios. Cagliari në vendin e 13 ka 15 pikë.