Dy skuadrat e fundit kampione. Dy pretendente për titull. Dy skuadrat që kanë ndërruar trajnerët gjatë këtij kampionati. Dy skuadra që po kalojnë momente të mira.
Janë këto disa prej fakteve që e bëjnë të veçantë ndeshjen ndërmjet Trepçës '89 dhe Ferronikelit. Derbi i javës së 17-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll luhet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia në fuqi, Trepça '89, është e pesta në klasifikim me 25 pikë, pesë më pak se Llapi që prin. Ferronikeli që ishte kampion në vitet 2016 e 2015 renditet i treti me vetëm një pikë më shumë se 89-shi. Trepça '89 nuk ka humbur në dy xhirot e fundit.
Në mesjavë barazoi në udhëtim me Gjilanin, në një ndeshje që e dominoi, ndërsa më parë fitoi 2:0 ndaj Vllaznisë. Nikli në mesjavë fitoi 3:0 ndaj Vëllaznimit, ndërsa më parë luajti 1:1 në udhëtim me Llapin, fitoi 5:0 ndaj Besës, 2:1 ndaj Gjilanit, 3:0 ndaj Vllaznisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.