Te skuadra e Pejës mbretëron optimizmi se për herë të dytë brenda katër edicioneve në Ligën Ballkanike, do të kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj gare.
Dhe gjysmën apo më shumë të punës e ka kryer, kur në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Kozhuvit, e zhvilluar javën e shkuar në Pejë, ka fituar me diferencë prej 17 pikëve (83:66), shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e kthimit Peja e luan të mërkurën (sot, 19:00) në Gjevgjeli dhe e gjitha që i duhet është të mos humbë me 17 e më shumë pikë diferencë. Do t’i mjaftonte çdo fitore dhe çdo humbje deri në 16 pikë diferencë.
Këtë te Peja besojnë se do ta arrijnë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.