Sport

Fishkëllehet vazhdimisht Ujkani, zëvendësohet nga Hajdini

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, është fishkëllyer vazhdimisht nga tifozët në “Adem Jashari” pas tre golave të pësuar në miqësoren ndaj Letonisë.

Ujkani, që është kritikuar për shumë ndeshje kualifikuese të Kosovës, gaboi në golin e dytë të Letonisë, ndërsa mori një gol të lehtë gjatë ndeshjes.

Tani tifozët kanë nisur ta fishkëllejnë Ujkanin sa herë që topi u drejtua tek ai.

Në minutën e 67-të, përzgjedhësi në detyrë, Muharrem Sahiti, e zëvendësoi atë me Bledar Hajdinin.

{gallery}