Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kombëtarja e gatshme për miqësoren me peshë

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, e ka vlerësuar më shumë se një miqësore ndeshjen kundër përfaqësueses së Turqisë.

Për Berishën cikli kualifikues për evropianin e vitit 2020 nis pikërisht në ndeshjen kundër Turqisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshja miqësore ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë zhvillohet të hënën (sot) nga ora 18:30 në Antalya.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha në konferencën për media, të dielën, ka theksuar se kanë bërë përgatitjet maksimale që kundër Turqisë të dalin me një rezultat sa më të mirë.

“Jemi të kënaqur me punën që kemi bërë këtë javë në përgatitjet për ndeshjen me Turqinë. Prurjet e reja kanë sjellë freski në ekipin kombëtar. Kemi punuar shumë në të gjitha mënyrat. Për ne, kualifikimet për në Evropianin 2020 fillojnë që nesër, dhe duam ta përfaqësojmë vendin sa më mirë, që të fitojmë besimin për të ardhmen”, ka thënë Berisha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.