Skuadra e Luciano Spallettit rikthen interesimin për mesfushorin e PSG-së, Javier Pastore dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.
Sipas Tuttosport, drejtuesit e Interit janë të gatshëm t’ia plotësojnë ‘dëshirat’ menaxherit italian, në mënyrë që ata të luftojnë për titull deri në fund të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetës italiane, “Neroazurët” konsiderojnë të jenë të kompletuar në sulm, pasi e shohin Ederin si zëvendësues të denjë të Mauro Icardit, por kanë nevojë për më shumë lojtarë në mesfushë dhe në mbrojtje, transmeton kp.
Javier Pastore ka humbur vendin startues në formacionin e Unai Emeryt, dhe Interi dëshiron ta rikthejë atë në Serie A, duke qenë të gatshëm që të përfshijnë edhe Joao Marion në marrëveshje.
E njëjta situatë është edhe me francezin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala, i cili në këtë sezon ka bërë vetëm tre paraqitje.
Spalletti ka vetëm tre mbrojtës në dispozicion, Miranda, Milan Skriniar dhe Andrea Ranocchia, prandaj transferimi i një mbrojtësi është prioritet në afatin kalimtar të janarit.