Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka mohuar raportimet se është duke synuar një kalim te Paris Saint-Germaini në të ardhmen e afërt.
54-vjeçari ngjalli raportimet për të ardhmen e tij kur javën e kaluar bëri të ditur se Unitedi nuk do të jetë puna e tij e fundit, derisa shprehi lavde për PSG-në “speciale”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur në lidhje me këto raportime, Mourinho në konferencën për media para ndeshjes me Benfican në Ligën e Kampionëve, ka mohuar se është afër të nënshkruajë kontratën e re me Unitedin.
“Mendoj se ju mediat angleze e dini përgjigjen për këtë”, ka thënë Mourinho. “Një ditë thoni se do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me 1 miliard për sezon, ndërsa të nesërmen shkruani se po largohem drejt Paris Saint-Germainit.
“Asgjë nuk po ndodh. Nuk jam duke nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare, nuk po largohem për Paris Saint-Germainin. Jam te Manchester Unitedi. Kam kontratë dhe kjo është e tëra. Nuk kam tjetër përgjigje”.