Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Montella: Krenar me Milanin

Vincenzo Montella thotë se është shumë krenar me Milanin edhe pse u mposht 3 me 2 nga Interi në Derby della Madonnina.

Mauro Icardi me hat-trick siguroi fitoren e Interit. Kjo fitore u sigurua në minutën e fundit të ndeshjes pas një penaltie e akorduar në favor të Interit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bëmë paraqitje të mirë në pjesën e dytë dhe jam shumë krenar, luajtëm me shpirt të Milanit, luajtëm siç jemi. Turp që nuk arritëm të marrim pikë, por jemi në rrugën e duhur dhe jemi optimistë”, ka thënë Montella pas ndeshjes.

Me katër humbje nga tetë ndeshjet e para, Milani është 12 pikë prapa liderit Napoli.

“Duke e parë tabelën tash, gjithçka duket e paarritshme, por sezoni është i gjatë dhe mund të ngritemi. Unë besoj se top-katërshja është absolutisht e mundshme”, ka thënë ai më tej.