Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i përhershëm gjen skuadrat në telashe

Humbja e së martës në stadiumin "Riza Lushta" ka bërë që Prishtina të mbetet edhe një hap prapa në garën për titull të kampionit të Kosovës në futboll.

Tash Prishtina do të luajë në stadiumin tjetër buzë lumit Ibër, në atë "Adem Jashari" dhe synon fitore për t'iu bashkuar prapë garës për të parin në Vala Superligën e Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina të shtunën (sot, 13:00) është mysafire e Trepçës në kuadër të xhiros së 21-të. Të martën, ekipi prishtinas u mposht nga Trepça '89 me rezultatin 1:0 në derbin e javës së 20-të ndaj Trepçës '89. 89-shi prin me 48 pikë, ndërsa Prishtina është e treta me 39 pikë. Mes tyre është kampioni në fuqi, Ferronikeli, me 42 pikë.

Trepça, që së bashku me Prishtinën janë dy skuadrat me historinë më të pasur në futbollin kosovar, është shumë larg ditëve të lavdisë. Mbanë pozitën e parafundit (11) me 13 pikë të mbledhura dhe deri në fund do të ketë garë të vështirë për të siguruar mbetjen në elitë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.