Anëtarja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajçinca – Brestovci, zyrtarja e KOK-ut, Rejhan Halili, si dhe anëtari tjetër i BE, Agron Kuka, po marrin pjesë në “Forumin e Evropës për Avancimin e Grave në Rolet Udhëheqëse (Advancing Women in Leadership Roles Forum for Europe”, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Ata sot patën rastin të takohen edhe me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili njihet si mik i madh i Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë bashkëbisedimit ai u interesua edhe për shëndetin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, pas operimit të kryer në Lubjanë të Sllovenisë, kurse nuk munguan fotot pranë banerit prezantues të KOK-ut.
Përfaqësuesit e KOK-ut ndodhen në mesin e të gjitha Komiteteve tjera olimpike të Evropës.
Kujtojmë që KOK-u i jep rëndësi të madhe rolit të femrave në vendimmarrje, ku pjesë e Asamblesë së KOK-ut janë rreth 25 për qind femra, në Bordin Ekzekutiv 30 për qind, kurse në dhënien e bursave olimpike për “Tokyo 2020”, nga 19 sportistë, nëntë janë femra.
{gallery}