Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen 1 me 0 nga Italia në xhiron e fundit të Grupit G në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.
“Luajtëm me shumë kurajo dhe zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme. Krijuam 3-4 situata goli, ndoshta edhe duke rrezikuar pak, por jemi munduar të përballemi si të barabartë me Italinë”, tha Panucci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItaliani shprehi keqardhje për humbjen, që erdhi si pasojë e një gabimi, por nuk kishte asnjë dyshim mbi paraqitjen e skuadrës.
“Ne u ndëshkuam nga një gabim dhe në të tilla nivele, gabimet peshojnë shumë. Buffon bëri 3-4 pritje të mira dhe kjo i dha tre pikët Italisë", shtoi më tej ai.
Nga Grupi G, Spanja është kualifikuar direkt për Botëror ndërsa Italia do të luajë në fazën e “Play-Offit”.