Buffon i lumtur për sukseset e Shqipërisë

Buffon i lumtur për sukseset e Shqipërisë

08 tetor 2017 23:10

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka thënë se është i lumtur që Shqipëria është forcuar në të gjitha aspektet që nga koha e fundit kur ai ishte në Shqipëri.

Dy kombëtaret takohen të hënën në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve. Ndeshja nuk ndryshon asgjë pasi që dihet se Italia shkon në “Play-off”, ndërsa Shqipëria mbetet në shtëpi.

“Kam qenë në Shqipëri thuajse 23 vjet më parë, pasi kam luajtur me Parmën ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë që vij në vendin tuaj. Kanë kaluar shumë vjet, por më duket sikur Shqipëria po evoluon, është bërë një vend i bukur dhe me njerëz optimistë. Kjo më lumturon, sepse në fund fatet e Shqipërisë dhe Italisë janë ndërthurur gjatë historisë”, tha Gianluigi Buffon, raporton Top-Channel.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme