Së fundmi kundër vendimit të Donald Trump për të mos lejuar futjen në SHBA të myslimanëve nga 6 vende ka dalë edhe presidenti i FIFA-s, Infantino.
Ai ka deklaruar se SHBA-së mund t’i kushtojë ky vendim organizimin e Botërorit të Futbollit 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInfantino, siç transmeton Shqiptarja, u shpreh se nuk do ta pranojmë kandidaturën e SHBA nëse nuk do ta anulojë vendimin që bllokon futjen në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e vendeve me popullsi islamike.
“Cilado skuadër që kualifikohet për në Kupën e Botës ka të drejtë të dërgojë në vendin organizator mbështetës dhe funksionarë, por edhe tifozët, në të kundërtën nuk do ta fitojnë organizimin e kampionatit botëror”, tha Infantino.
Sipas dekretit të Trump bllokohet hyrja në SHBA për shtetasit e 6 vendeve myslimane Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.