Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette fton Griezmannin tek Arsenali

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka thënë se do të provojë të bindë yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann që t’i bashkohet “Topçinjve”.

Griezmann ishte i lidhur shumë me një kalim te Manchester Unitedi verën e shkuar, por sulmuesi mbeti në Madrid për shkak të dënimit të klubit që nuk lejonte të transferonte lojtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unitedi është akoma i interesuar për 26-vjeçarin, por Lacazette, që është shok i afërt i Griezmannit, ka thënë se do të bëjë çka do që mundet për të bindur bashkëkombësin t’i bashkohet në Emirates.

“Ne jemi miq shumë të mirë dhe argëtohemi shumë. Nofkat tona për njëri-tjetrin janë ‘Griezzy’ dhe ‘Lacaz’”, ka thënë ai për “MatchOfTheDay”. “Nëse Griezzy më viziton në Londër, do t’i kërkoj të nënshkruajë për Arsenalin! Kemi lidhje të mirë dhe nuk duhet të flasim për t’i kuptuar lëvizjet e njëri-tjetrit në fushë”.