Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bamfoth pritet të mbetet “i huaji” i Kosovës

Brad Greenberg është trajner që e do vazhdimësinë. Nuk i ka shumë për qejfi ndryshimet e shpeshta në ekip. Me Greenbergun përzgjedhës të Kosovës në basketboll, ka fare pak gjasa që të ndryshojë lojtari i natyralizuar i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Është fundori amerikan, Scott Bamforth, që luajti në parakualifikime për botërorin "Kina 2019". Tani Kosova do të luajë në fazën e parë të kualifikimeve evropiane, që është nivel dukshëm më i lartë. Për paraqitje sa më të denjë synohet që Kosova të ngrejë nivelin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një kohë kur emra të rinj të basketbollistëve cilësorë vendorë nuk ka për të afruar në Përfaqësuese, shpresat ishin që niveli të ngrihet duke angazhuar lojtarë të natyralizuar të nivelit më të lartë.

Përzgjedhësi Greenberg ka lënë të hapur mundësinë që të afrohet ndonjë lojtar tjetër i natyralizuar, por në të njëjtën kohë ka thënë se pëlqen shumë ta ketë Bamforthin nën urdhra. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.