Sport

Neymar merr 100 mijë euro në ditë te PSG-ja

Neymar është futbollisti i dytë më i paguar i botës, sipas informacioneve të Football Leaks, të cilin e ka publikuar Der Spiegel.

Sipas marrëveshjes me PSG, braziliani fiton 3.069.520 euro në muaj, përkatësisht 36,8 milionë euro në vit.

Kjo nënkupton se ai fiton 100.000 euro për një ditë, ose 4.000 euro për një orë, derisa çdo minutë e tij në klubin parisien kushton 66 euro, përcjell KP.

Futbollisti më i paguar në botë është Carlos Tevez, i cili luan në Kinë. Ai fiton 38 milionë euro në vit.