Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoffenheimi kryeson Budesligën

Skuadra e Hoffenheimit ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Schalkes për të marrë kreun e Bundeligës.

Kur po zhvillohej minuta e 13-të, mesfushori i Hoffenheimit Geiger pranoi një top nga Zuber, për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Goli i dytë dhe i fitores së sigurt për Hoffenheimin erdhi krejt në fund të ndeshjes, në minutat shtesë, pas një gabimi nga portieri i Schalkes, i cili nuk mundi të largonte topin nga zona e rrezikshme dhe këtë gabim e shfrytëzoi Lukas Rupp për rezultatin përfundimtar 2-0, raporton Koha.net.

Me këtë fitore, Hoffenheimi ngjitet, së paku përkohësisht, në pozitën e parë me 14 pikë të tubuara pas 6 ndeshjeve, 1 pikë më shumë se Dortmundi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa Schalke bie në pozitën e 7-të me 9 pikë të tubuara nga 5 ndeshje të zhvilluara.

Dortmundi pret Borussia Monchengladbachun sot nga ora 18:30.