Vizitën e shpeshtë të përzgjedhësit të përfaqësueses së Islandës, Heimir Hallgrimsson te skuadra islandeze IBV Vestmannaeyjar, ku ka punuar për 12 vjet si trajner, mbrojtësi i kësaj skuadre dhe i përfaqësueses së Kosovës, Avni Pepa, e shfrytëzon maksimalisht. Jo për t'u dëshmuar para trajnerit Hallgrimsson, por për të marrë informata e mendime sa më shumë dhe ato t'i përcjellë te shtabi teknik i përfaqësueses së Kosovës.
Kosova më 24 mars do ta zhvillojë ndeshjen e pestë kualifikuese për kampionatin botëror "Rusia 2018" kundër Islandës në "Loro Boriçi" të Shkodrës, në kuadër të Grupit I, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.