Lewis Hamilton kërkon të bëjë “mrekullinë” në garën e Singaporit, në mënyrë që të mos mbetet prapa në garën për titull në Formula 1.
Në kualifikimet e ditës së shtunë, Hamilton përfundoi në pozitën e pestë, ndërsa rivali i tij për titull, Sebastian Vettel, në pozitën e parë, duke i dhënë gjermanit mundësi të artë që të rikthehet në vendin e parë të renditjes së garuesve, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHamilton ka pranuar se vendi i pestë nuk është aspak mirë, duke ditur se Vettel është i pari, por që ai nuk do të dorëzohet dhe tashmë po mendon të bëjë ndonjë mrekulli për të fituar garën e Singaporit, që zhvillohet sot.
Britanezi kryeson renditjen e garuesve të Formula 1, me vetëm tre pikë para gjermanit Vettel.