Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, këtë edicion mund të luajë vetëm për ekipin e dytë të Schalkes që bën gara në kategorinë e pestë, pasi nuk ka vend në ekipin e parë.
Kështu, ka bërë të ditur trajneri i Schalkes, Domenico Tedesco për mediumet gjermane. Tedesco gjatë kësaj vere nuk ka llogaritur në Avdijajn, të cilin e ka lënë të lirë për t'u larguar, por pas mbylljes së afatit kalimtar të verës, ai nuk ka shumë opsione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse nuk e dëshiron aktivizimin tek ekipi i dytë i Schalkes, Avdijaj duhet të kërkojë angazhim në Turqi apo Çeki, opsionet e vetme të hapura për të. "Ai duhet të luaj, por nuk besoj që ka shpresuar se këtë edicion do të luaj në kategorinë e pestë. Kthimi në ekipin e parë për të nuk është i mundur, kështu që opsioni më i mirë për të është që të gjejë një klub të ri", është shprehur Tedesco.
Avdijaj, 21-vjeçar, në vitin 2014 është promovuar në ekipin e parë të Schalkes nga të rinjtë. Ai për një vit e gjysmë luajti te Sturm Grazi në Austri, ku ishte i huazuar për t'u kthyer vitin e shkuar te Schalke. Me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2019.