Philippe Coutinho është duke “vuajtur” për shkak të refuzimit të Liverpoolit që ta shesë atë te Barcelona, sipas bashkëlojtarit të tij te kombëtarja braziliane, Neymar.
Ylli i Liverpoolit ka kërkuar që të transferohet në këtë afat kalimtar në Barcelonë, por diçka e tillë është refuzuar nga klubi anglez, që ka refuzuar tre oferta të klubit spanjoll, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCoutinho nuk u paraqit në fitoren prej 4-0 ndaj Arsenalit, me arsyen se kishte dhimbje në shpinë, por luajti si zëvendësues në fitoren prej 2-0 të Brazilit ndaj Ekuadorit, në të cilën edhe shënoi.
Sipas Neymarit, që theu rekordin botëror duke u transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro, Coutinho është shumë i mërzitur, dhe i zhgënjyer.
“Fatkeqësisht, në vend se të jetë një kohë e lumtur për të (Coutinhon), dhe familjen e tij, është një moment i dhimbshëm për të, zhgënjyes dhe i mërzitshëm. Më pëlqen ta shikoj të lumtur sepse e kam bashkëlojtar dhe shok për një kohë të gjatë. Ai u shpërblye me një gol sot, për kënaqësinë e tij dhe tonën”, është shprehur Neymar për ESPN.