Piloti finlandez Kimi Raikkonen do të garojë për skuderinë e Formula 1, Ferrari edhe stinorin e ardhshëm, pasi skuderia italiane ka njoftuar të martën se është zgjatur kontrata me Raikkonenin deri në vitin 2018.
Kampioni i vitit 2007, Raikkonen, do të mbushë 38 vjet në tetor. Atij i skadonte kontrata në fund të vitit, ndërsa shumë rivalë kishin shënjestruar ulësen e tij te Ferrari, që është skuderia më e famshme dhe më luksoze në F1, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaikkonen nuk ka fituar garë në F1 që nga viti 2013, kur fitoi si pjesë e Lotusit. Aktualisht është i pesti në renditje, ndërsa kryeson kolegu i tij i skuderisë gjermani Sebastian Vettel që ka fituar katër nga 11 garat e mbajtura deri më tash.
Vettelit, po ashtu, i skadon kontrata në fund të stinorit dhe Ferrari nuk e ka përmendur atë. Mirëpo ai pritet të mbetet më gjatë dhe të firmosë një kontratë më luksoze...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.