Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çeferin premton përkrahje për futbollin e Kosovës

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, do të vazhdojë të ndihmojë Federatën e Futbollit të Kosovës me fonde për përmirësimin e infrastrukturës, që për momentin nuk është e mirë. Ky është premtimi i presidentit të UEFA-së, sllovenit Aleksander Çeferin, që të enjten vizitoi Kosovën, përkatësisht FFK-në, për herë të parë pas pranimit në organizatat ndërkombëtare. Çeferin në Prishtinë qëndroi me ftesën e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, shkruan sot Koha Ditore.

Çeferin qëndroi për disa orë në Prishtinë, ndërsa ishte i shoqëruar nga zyrtarë të UEFA-s si Zoran Lakoviq, Luka Zajc e Zlatko Pavlica. Gjatë vizitës i pari i futbollit evropian krahas takimit me drejtuesit e FFK-së u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi. Çeferin gjithashtu vizitoi stadiumin e Prishtinës për të përcjellë nga afër punët që po bëhen për rinovimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çeferin u nda i kënaqur me vizitën, duke thënë se futbolli i Kosovës ka një të ardhme të ndritur dhe se FFK-ja po bën një punë mjaft të mirë. Ai krahas ndihmës financiare rreth infrastrukturës shprehu gatishmëri edhe për të dërguar ekspertë të ndryshëm për të ndihmuar FFK-në që, sipas tij, është një federatë e re dhe ka nevojë për përkrahje në të gjitha aspektet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.