Sport

Barcelona kishte lëshuar rast të artë për të transferuar yllin e ri të Realit

Asgjë nga humbja 3:1 e Barcelonës ndaj Real Madridit të dielën mbrëma nuk dhembi aq shumë sa pamja e sulmuesit Marco Asensio duke iu shmangur mbrojtësit Gerard Pique dhe duke mposhtur me një gjuajtje të fuqishme portierin Marc Andre ter Stegen.

Nuk ka dilemë se Asensio është i destinuar të jetë lojtari spanjoll i gjeneratës së vet, dhe po që se Barcelona do të kishte menaxhuar situatën më mirë në vitin 2014, ai do të ishte duke luajtur për skuadrën katalunase e jo për Real Madridin, shkruan sot Koha Ditore.

Asensio ishte identifikuar nga Barcelona pasi drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, kishte vlerësuar lartë talentin e tij dhe i kishte thënë klubit se duhet ta mbështesë për të finalizuar marrëveshjen me të.

Por, pati vonesa ndërsa Barça shtyhej me Mallorcan për dëmshpërblimin 4.5 milionë eurosh që i kërkonte Mallorca menjëherë dhe Asensio kaloi te Real Madridi në janar të vitit 2015.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.