Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sami Geci, 23 sezone me Drenicën

 Kanë mbetur edhe pak ditë para fillimit të Superligës, e futbollisti ndër më të vjetrit e më me përvojë në elitën e futbollit të Kosovës, duket më i përgatitur se asnjëherë tjetër.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin e mbrojtjes së Drenicës, Sami Geci, i cili edhe këtë vit në kontrollimet mjekësore doli të jetë në gjendje jashtëzakonisht të mirë fizike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sporti në KTV ka realizuar intervistë me mbrojtësin e “Kuqezinjve” i cili ka folur për karrierën, përgatitjet dhe marrëdhëniet profesionale me lojtarët e rinj në skuadër.

Geci ka qenë mbrojtësi më besnik i skuadrës nga Skenderaj, skuadër me të cilën ende nuk dihet se kur do të ndahet, por padyshim se në momentin që ai do të pensionohet, Superliga do të mbetet pa njërin ndër futbollistët më cilësor.