Mesfushori Philippe Coutinho i ka prishur punët me menaxherin e Liverpoolit, Jurgen Klopp prejse bëri kërkesë për largim nga klubi.
Të premten klubi anglez zyrtarisht njoftoi se do të refuzojë çdo ofertë që vjen për brazilianin, i cili ishte cak i dy ofertave të dështuara të Barcelonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjërat ndryshuan për të keq kur Sky Sports raportoi se Coutinho ka bërë kërkesë zyrtare për transferim. 25-vjeçari raportohet se nuk ka dashur ta bëjë këtë veprim drastik, por tani e ndjen se nuk ka tjetër zgjidhje.
Një i afërm i familjes së Coutinhos ka thënë për Sky Sports se Coutinho ka dashur të gjejë një zgjidhje miqësore me klubin, por nuk ka arritur një gjë të tillë. Problemet shtohen edhe më shumë pasi ky i afërm ka theksuar se janë prishur marrëdhëniet mes brazilianit dhe trajnerit gjerman, transmeton Koha.net.
“Ai nuk ka më besimin e menaxherit”, ka thënë ky burim.
“Kanë ndodhur shumë gjëra, nuk është më marrëdhënia e njëjtë, por nuk ka kthim prapa”, ka shtuar i afërmi i familjes.