Sport

Reali fiton Superkupën e Evropës, mposht Unitedin e Mourinhos

Real Madridi ka fituar Superkupën e Evropës pasi ka mposhtur Manchester Unitedin me rezutlat 2 me 1, në ndeshjen e zhvilluar në “Filipi II” në Shkup.

Në ndeshjen e madhe, “Mbretërit” mposhtën ish-trajnerin Jose Mourinho.

Casemiro hapi ndeshjen me golin në minutën e 24-të. Me rezultatin 1 me 0 u mbyll pjesa e parë.

Isco në minutën e 52-të dyfishoi epërsinë e madrilenëve, dhjetë minuta para se Romelu Lukaku të ngushtonte rezultatin.

Ky është titulli i katërt i UEFA Superkupës për Realin.