Sport

Holanda kampione e Evropës për femra në futboll

Përfaqësuesja e Holandës në futboll të femrave ka fituar titullin e kampionit të Evropës të dielën, duke mposhtur 4:2 në finale Danimarkën.

Futbollistet e Holandës kanë arritur që të fitojnë për herë të parë një titull të madh në futboll të femrave dhe atë pikërisht në Evropianin që u mbajt në vendin e tyre.

Holanda rezultatin më të mirë më herët e kishte vendin e tretë të arritur në Evropianin 2009, ndërsa në Botëror kishte marrë për herë të parë pjesë në vitin 2015.

Vivianne Miedema (10', 89'), Lieke Martens (28') dhe Sherida Spitse (51') shënuan golat për Holandën të dielën në finale në Enschede, ndërsa për Danimarkën realizuan Nadia Nadim (6' penallti) dhe Pernille Harder (33').