Borussia Dortmundi ka dhënë një paralajmërim se Emre Mor është afër të bashkohet me Interin, transmeton Koha.net.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc ka thënë se do të ishte mirë për klubin nëse shet një apo dy lojtarë.
“Shitja e një apo dy lojtarëve do të ishte gjë e mirë për ne, pasi skuadra jonë është shumë e madhe”, ka thënë Zorc për Bild.
Mediat italiane raportojnë se Mor është drejt transferimit në Inter, ndërsa 20 vjeçari nuk është përfshirë në skuadër për përballjen ndaj Bayernit në Superkupë.