Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova e merr nënçmim t’i thuhet se befasoi Maqedoninë

Basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës festuan deri në orët e hershme të së enjtes.

Kishin arsye, meqë shënuan fitoren e parë dhe historike të mërkurën mbrëma në Prishtinë kundër përfaqësueses së Maqedonisë (72:68), në kuadër të parakualifikimeve për kampionatin botëror "Kina 2019".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por për trajnerin e Kosovës, Brad Greenberg, festa e basketbollistëve të tij ka përfunduar të enjten. Greenberg thotë se ka ende punë për t'u bërë deri në arritjen e qëllimit - kalimin në fazën kryesore kualifikuese të botërorit 2019.

"Është vetëm një ndeshje. Ne duhet të fitojmë më shumë për të kaluar tutje. Lojtarët e kanë ditur se do të luajnë kundër një skuadre më përvojë, andaj dhanë gjithçka nga vetja", ka theksuar Greenberg të enjten për gazetën Koha Ditore.

Lojtarët festuan në parket dhe jashtë tij fitoren, por refuzojnë ta quajnë befasi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.