Presidenti i suspenduar i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Angel Maria Villar, ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij në FIFA e UEFA pas arrestimit në Spanjë javën e kaluar. Lajmin e kanë konfirmuar FIFA dhe UEFA të enjten.
Villar, i biri i tij Gorka dhe dy zyrtarë të tjerë ekzekutiv të federatës spanjolle u arrestuan më 18 korrik me akuzat për marrëveshje të fshehta, përvetësim dhe falsifikim të dokumenteve. Villarit, që mohoi të gjitha akuzat, iu refuzua liria me garanci, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është zyrtari i radhës i lartë që arrestohet apo suspendohet në një skandal korrupsioni që ka goditur botën e futbollit në vitet e fundit.
Zëdhënësi i FIFA-s ka konfirmuar për Reutersin se Villar 67-vjeçar ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij si zëvendëspresident dhe anëtar i Këshillit të FIFA-s, pozitë që e mbante që nga viti 1998.
UEFA, po ashtu, ka konfirmuar se Villar ka dhënë dorëheqjen pas 25 vjetëve në Komitet Ekzekutiv...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.